Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 36 vjeçar, i cili drejtonte makinen nën efektin e alkoolit, ku si pasojë ka përplasur një makinë, duke lënduar një person.
Sipas policisë shtetasi N. M., 36 vjeç, në qytetin e Peshkopisë, duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur ne masën 0.82 mg/l, ka goditur një automjet tjetër ku për pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit.
“N. M., 36 vjeç, banues në Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë, duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur ne masën 0.82 mg/l, ka goditur një automjet tjetër ku për pasojë është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi P. N., 29 vjeç, banues në Laç, pasi në vendin e quajtur ‘Ura e Matit’, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontrollin dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë dy pasagjer që ndodheshin në mjet”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al