Mourinho motivon Dele Allin në dokumentar: Kërko nga vetja ose do pendohesh

schedule09:01 - 4 Shtator, 2020

schedule 09:01 - 4 Shtator, 2020

Ditët e fundit klubi i Tottenham ka nxjerrë online dokumentarin për sezonin e fundit dhe e kanë titulluar: “Gjithçka ose asgjë”. Në një episod të dokumentarit, është trajneri Mourinho dhe Dele Alli në një bashkëbisedim, ku portugezi shfaqet duke e motivuar lojtarin.

“Ndoshta ti thellë brenda vetes uron që unë të zhdukem, por unë do të them ekzaktësisht atë që mendoj. Nuk kam asnjë dyshim për potencialin tënd. Të kam parë të bësh gjëra spektakolare në ndeshje të vështira.

Nuk e di pse karriera jote ka kaq shumë ulje ngjitje. Ti duhet ta analizosh karrierën tënde, e cila ka ardhur gjithmonë në ngjitje. Ndoshta ka të bëjë me stilin tënd të jetesës, ku disa herë ti sillesh si profesionist dhe herë të tjera të duket vetja si djalosh festash.

Duhet të kërkosh më shumë nga vetja. Unë tashmë jam 56 vjeç dhe dje isha 20. Koha fluturon. Një ditë besoj se do të pendohesh se nuk do të kesh arritur atë që mund të arrish. Askush nuk e ka në dorë këtë gjë, por vetëm ti”, është një pjesë e deklaratës së portugezit ndaj Allit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!