Disa punëtorë në qytetin belg të Verviers kanë konfirmuar një legjendë urbane një shekullore, pasi u zbulua një kuti që thuhej se përmbante zemrën e kryetarit të parë të qytetit. Pierre David u emërua kryetar i Verviers në 1830, menjëherë pasi Belgjika u bë një vend i pavarur dhe vdiq vetëm nëntë vite më vonë.
Sipas legjendës, David ishte aq i dashur nga qytetarët, saqë pas vdekjes, u vendos që zemra e tij të varroset në një shatërvan kushtuar kujtimit të tij. Zëdhënësi i Bashkisë Angélique Koop, tha: “Gjatë punës për të rinovuar shatërvanin muajin e kaluar gjetëm një kuti metalike të gdhendur”, shkruan abcnews.al.
“Zemra e Pierre David u vendos në monument më 25 qershor 1883.“, është mbishkrimi i vendosur mbi kuti. Autoritetet zgjodhën të mos e hapnin kutinë dhe do të ekspozohet në muzeun e arteve deri në mes të Shtatorit. xh.d/abcnews.al