Marash Kumbulla vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe garës për shërbimet e mbrojtësit të talentuar shqiptar të Hellas Verona, i është bashkuar edhe Milani.
Kuqezinjtë kërkojnë një qendërmbrojtës prej kohësh për ta vënë në krah të kapitenit Romagnoli. Milinkovic i Fiorentinës dhe Fofana i St-Etienne janë dy nga objektivat, teksa ideja e fundit është djaloshi nga Malësia e Madhe.
MilanPress raporton se klubi i famshëm i është bashkuar garës me Interin dhe Lazion për shërbimet e 20-vjeçarit të kombëtares kuqezi. Maldini premtoi ditën e djeshme se merkato sapo ka nisur dhe Kumbulla mund të jetë dhurata e radhës për trajnerin Pioli. /abcnews.al