Në 24 orët e fundit në Tiranë janë arrestuar 6 persona, njëri prej tyre i shpallur më parë në kërkim, ndërsa janë referuar materialet dhe po punohet për arrestimin e një tjetri.
Një 32-vjeçar me inicialet V.Z. u arrestua pasi në Mjull, Bathore, njësia Administrative Farkë ka ndezur një zjarr në pronën e tij dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij të fqinjit.
Një 25-vjeçar me inicialet E. M. u arrestua, pasi në rrugën “Osman Myderizi”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje. Ai sapo ka parë shërbimet e policisë, ka hedhur në tokë një sasi lënde të dyshuar kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Rasti i tretë lidhet me arrestimin e një 48-vjeçari me inicialet M.S. pasi në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Në një tjetër ngjarje është arrestuar një 53-vjeçar, pasi pas një konflikti ka qëlluar me thikë një tjetër person.
Ndërkohë që një 33-vjeçar me inicialet E. D. u shpall në kërkim, pasi pas një konflikti qëlloi me armë zjarr në ajër. Ndërkohë që dy të rinj G. G., 19 vjeç dhe A. M., 19 vjeç u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse./ d.b/ abcnews.al