Solskjaer: Van de Beek i kompletuar, do të ketë sukses te Manchester United

schedule12:56 - 4 Shtator, 2020

schedule 12:56 - 4 Shtator, 2020

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i ka thurur elozhe afrimit më të fundit, Donny Van de Beek. Sipas strategut norvegjez, holandezi është një mesfushor i kompletuar dhe mezi po pret që të punojë me të.

“Donny i ka të gjitha cilësitë për të qenë një lider në ekip. Ka cilësi të mira teknike dhe ka personalitet, duke e përforcuar ndjeshëm mesfushën tonë. Këto janë të rëndësishme për të pasur sukses te Manchester United.

Ai është një lojtar që sheh mirë hapësirat në fushë, lëvizjet e skuadrës dhe lexon ndeshjen ashtu si duhet. Kjo e bën një lojtar të kompletuar. Paraqitjet e tij në Holandë dhe Europë kanë qenë të shkëlqyera dhe mezi pres të punoj me të”, tha mes të tjerash Solskajer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!