Radhë të çmendura në Morinë të Kukësit, kosovarët drejt Shqipërisë

schedule09:40 - 11 Maj, 2018

schedule 09:40 - 11 Maj, 2018

Në pikën kufitare të Morinit, është i lartë numri i mjeteve në hyrje të Shqipërisë. Radhët  shkojnë deri në thellësi të Vermicës, pikës kufitare të Kosovës. Punimet që po kryhen për terminalin e ri të doganës kanë reduktuar sportelet e policisë në hyrje. Nga tetë sportele tashmë punojnë tre deri në katër prej tyre.

Për dy orë mbeti këtu në doganën e Morinës. Është Drejtoresha e Qendrës Spitalore të Kosovës udhëton drejt Durrësit.

Me kolegë të tjerë Profesore dr. Suheda Latifi Hoxha duhet të jetë në kongresin e Gjinekologji Obstetri.

“Kjo barrierë është e tepërt, kjo doganë ëhstë tepër e tepërt. Nuk ka arsye për barriera,jemi një shtet”.

Ne radhen e gjate te mjeteve ne kufi, ishte edhe FT Fero reperi i ri i Kosovës. Ai po shijon kohë fame, me koncertet dhe klipet e tij, por këtu në Morine eshte i merzitur .

“Ne duhet me kalu kufinin, por ka shumë radhë. Kam një koncert, kam një intervistë dhe xhirimet e videoklipit”.

Kosovarët priten gjatë për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë. Fundjavat barten me fluks, por radhë të gjatë ka edhe në ditët e zakonshme të javës.

“Çdo ditë presim një roë një orë e gjysmë.  Kontrolli të jetë më i lehtë dhe më i shpejtë”.

Në Morinë po punohet për ndërtimin e terminalit të ri doganor dhe për pasojë në funksion nga tetë sportele janë vetëm 3 ose 4 të tilla. Megjithatë doganierët dhe policët e kufirit kanë marrë porosi të punojnë me procedurë të përshpejtuar.

Gazetar i ABC Neës, Kukës: Bujar Muçmata

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!