Turbina e Troisit do Superioren, zyrtarizohen afrimet e fundit

schedule11:18 - 3 Shtator, 2020

schedule 11:18 - 3 Shtator, 2020

Turbina është shfaqur aktive gjatë kësaj vere në merkato. Trajneri Marcelo Troisi është bërë ndërmjetës për afrimet disa futbollistëve brazilianë, ndërkohë që ka edhe lojtarë të marrë nga ekipe të tjera të Kategorisë së Parë.

Mbrëmjen e djeshme janë konfirmuar disa afrime, mes tyre edhe ajo e mbrojtësit Ermal Vathi. Lojtari i linjës së majtë kishte rënë dakord për kalimin tek Erzeni, por ka gjetur marrëveshjen me shijakasit dhe është larguar për të firmosur me Turbinën.

Cërrikasit po dje kanë marrë edhe Aldo Selenicën, i cili vjet ishte pjesë e Tërbunit. Sulmuesi anësor është produkt i Tiranës. Nuk mbarojnë këtu afrimet. Renato Këndezi, 21 vjeç, do të jetë gjithashtu pjesë e Turbinës. Ai luan si mbrojtës i djathtë dhe në të shkuarën është aktivizuar në Greqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!