Beatrix Ramosaj provokon sërish, ndez rrjetin me pozat e fundit

schedule22:50 - 2 Shtator, 2020

schedule 22:50 - 2 Shtator, 2020

Ndonëse prej kohësh është distancuar nga muzika, Beatrix Ramosaj ka qëndruar pranë fansave të saj, duke qenë shumë aktive në rrjete sociale. Këngëtarja prej disa ditësh ndodhet me pushime në Turqi së bashku me kushërirën Anxhelina Hadërgjonaj, nga ku nuk kanë nguruar të ndajnë imazhe provokuese me ndjekësit.

Së fundmi, Beatrix ka postuar disa foto teksa pozon nga një jaht luksoz. Bukuroshja ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen me linjat perfekte trupore, teksa ka pozuar me një bodysuit ngjyrë të kuqe.

Kanë qenë të shumta dhe komentet nga fansat dhe miqtë, të cilët e kanë komplimentuar artisten për paraqitjen e saj. Mes tyre bie në sy gjithashtu edhe komenti i Anxhelinës, e cila i shkruan: “Ylli jonë, më e bukura”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!