AstraZeneca Plc ka filluar në shkallë të gjerë testet klinike të vaksinës kandidate për Covid-19 në SHBA.
Lajmin e bëri të ditur kompania në një deklaratë ndërsa njoftoi se deri më tani janë regjistruar 30,000 të rritur të cilët janë të gatshëm t’u injektohet vaksina.
Vaksina e AstraZeneca, e zhvilluar nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit, është një nga të shumtat që aktualisht janë duke u testuar dhe zhvilluar kudo në botë.
Përveç testeve klinike në SHBA, një test i fazës përfundimtare të vaksinimit është duke u zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të japë rezultate paraprake në fillim të muajit të ardhshëm.
Kompanitë e tjera që, po zhvillojnë vaksina kandidate për Covid19, dhe janë në fazën e tretë përfshijnë Moderna Inc. dhe Pfizer Inc. S.B/ abcnews.al/