Partia Socialiste vijon mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të zhvillohen vitin tjetër. Pasditen e djeshme, kryeministri Edi Rama mblodhi në Elbasan grupin parlamentar, ndërsa nesër e kanë radhën kryebashkiakët.
Fokusi është i njëjtë, fushata për të fituar mandatin e tretë, objektiv që e shpalli dje nga Elbasani.
Lexo edhe: Rama: A jam unë më i miri, a e meritoj një mandat të tretë?
E ndërsa dje u tregua i rreptë me deputetët duke ua thënë në sy se asnjë nuk e ka vendin e sigurt në listë, nesër radhën për t’u “shkundur” e kanë kryebashkiakët. Kjo është një javë aktive për socialistët, pasi pasnesër do të mbledhin asamblenë./ abcnews.al