Rama-deputetëve: Shqipëria në mandatin tonë të tretë, në mënyrë të pakthyeshme, në nivel tjetër!

schedule18:30 - 1 Shtator, 2020

schedule 18:30 - 1 Shtator, 2020

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS në Elbasan t’u kërkojnë llogari vetes papushim dhe të bëhen shembuj për qytetarët.

Në vijim të fjalës së tij drejtuar deputetëve Rama deklaroi se të gjithë pa përjashtim duhet të mendojnë se çfarë do të bëjnë për Partinë Socialiste.

Kreu i qeverisë theksoi se të gjithë ata duhet të punojnë për të qenë në listën e PS për deputet.

Rama kërcënoi duke thënë se kush nuk jep gjithçka duhet për të qenë pjesë e listës, do të përjashtohet dhe se koha për të menduar se çfarë do të bëj Partia Socialiste për vetë deputetët, ka mbaruar.

“Partia Socialiste është i vetmi emër që nuk vihet në diskutim. Është e qartë se paaftësia dhe papërgjegjshmëria fatkeqësisht rëndon nga ligësia e atyre që udhëheqin partitë e tjera. sot nuk është momenti për të shpjeguar pse-të e kësaj që sapo thashë që nuk është bindja ime si kryetar i kësaj partie, por është bindja ime si shqiptar që jam qytetar në këtë vend dhe jam prind në këtë vend.

Askush dhe gjithkush këtu pa asnjë dallim troç e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës në 2021, por atë duhet ta fitoj gjithsecili pa “nëse” dhe pa “por”. Koha por të menduar se çfarë do të bëj partia socialiste për mua, ka mbaruar.

E them me bindje që e besoj se është një sezon me një rëndësi të madhe jo për rezultatin e zgjedhjeve por për një ristart me energji të reja në kuptimin më të mirë të fjalës të vet organizmit të Partisë Socialiste.

Është një sezon ku secili prej nesh duke bërë çdo ditë atë që duhet dhe duke iu përgjigjur vazhdimisht pyetjes se çfarë bëra unë sot për partinë socialiste, Shqipëria pa diskutim në mandatin tonë të tretë do të jetë në mënyrë të pakthyeshme në një nivel tjetër”, tha ndër të tjera kryeministri./abcnews.al