Një qytetar pret prej ditësh jashtë dyerve të spitalit Infektiv për të mësuar gjendjen e të ëmës e cila është e shtruar pas infektimit me Covid-19.
Për mikrofonin e ABC News, ai shprehet se ka ardhur nga Greqia, dhe nuk e ka parë fare të ëmën.
“Kam ardhur nga Greqia as e kam parë hiç mamanë”, shprehet ai.
Ndërsa një tjetër tregon se ka qëndruar në shtëpi me të infektuarin, por nuk i është nënshtruar tamponit.
“Atje kam ndenjur. Nuk kam bërë tamponë. Nuk kam as shqetësim asgjë”, thotë qytetari./abcnews.al

