Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj është takuar ditën e sotme me dy prokurorët e SPAK Dritan Prençi dhe Vladimir Mara në ambientet e godinës së SPAK.
Hajnaj mori ditën e djeshme detyrën si drejtuesja e parë e njësisë së hetimir të SPAK, që është cilësuar si FBI-ja shqiptare.
Ambasada e SHBA në Shqipëri e ka cilësuar këtë hap si një gur të rëndësishëm jo vetëm për sistemin e drejtësisë por edhe për gratë në rolet drejtuese./abcnews.al