Ç’po ndodh? 2 kamionë mallra mbërrijnë në aeroportin turk, mes tyre 500 valixhe të së njëjtës familje

schedule12:15 - 2 Shtator, 2020

schedule 12:15 - 2 Shtator, 2020

Mund të duket e habitshme, por është e vërtetë. Dy kamionë mallrash u shkarkuan nga avioni privat Jumbo i familjes mbretërore të Katarit, i cili u ul në aeroportin Milas-Bodrum. Përafërsisht 500 valixhe u zbritën u nga kamionët në Bodrum 3 ditë më parë.

Ekipi i jahteve  u përgatit gjatë gjithë ditës  për familjen e Emirit të Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al Sani nga aeroporti deri në skelën e ankorimit të anijes Bodrum. Sakaq, forcat e policisë morën masa paraprake të nivelit të lartë në rrugë.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se nga familja mbretërore do të bëjë pushime në ujërat blu të Bodrum me 5 fëmijët e tij dhe gruan e tij,  një nga vëllezërit e Emirit të Katarit, Shejh Tamim bin Hamad Al Sani.

Bashkë me familjen erdhën në total edhe një staf prej 180 duke përfshirë kuzhinierë të veçantë, kamerierë, instruktorë zhytjesh, dado për fëmijë, roje dhe ekuipazhe varkash për familjen mbretërore. Ndërkohë, nuk dihet se sa ditë familja nga familja mbretërore e Katarit do të qëndrojë në Bodrum./abcnews.al