Gadishulli korean do të goditet gjatë kësaj jave nga dy tajfune të fuqishme. Vendi është kërcënuar nga përmbytjet shkatërruese në një zonë që është goditur tashmë nga një prej sezoneve më të lagështa të musoneve.
Tajfuni Myasak, i cili aktualisht është ekuivalent me një uragan të Kategorisë 4, pritet të zbresë në pjesën jugore të Gadishullit korean të Mërkurën në mbrëmje, me kohën lokale.
Stuhia aktualisht ka erëra 130 milje në orë (215 kilometra në orë) por pritet të dobësohet në një stuhi të Kategorisë 2.
Administrata Meteorologjike e Koresë (KMA) ka paralajmëruar se Koreja e Jugut do të goditet nga reshje të mëdha shiu dhe erëra të forta të mërkurën dhe të enjten.
Stuhia Tropikale Haishen pritet të shndërrohet në një tajfun brenda 24 orëve të ardhshme. Stuhia do të godasë rajonin jugperëndimor të Japonisë Kyushu të dielën dhe një pjesë të Gadishullin Korean të hënën.
Agjencia meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar se kjo mund të jetë stuhia e tretë më e madhe që do godasë vendin në 70 vite.
Ndërkohë, Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) e Koresë së Veriut njoftoi të Mërkurën se “po merren masa urgjente për të minimizuar dëmet”./abcnews.al