Fotografohet specia në zhdukje në Kamenicë të Kosovës

schedule10:18 - 2 Shtator, 2020

schedule 10:18 - 2 Shtator, 2020

Një specie e rrallë është fotografuar në Kosovë. Fotografi Arian Mavriqi ka arritur të shkrepë foto të një prej specieve që është e rrezikuar për zhdukje, ulkonjës së zezë.

“Ulkonja e zezë (specie e rrezikuar për zhdukje)! Fotografitë që po i shihni i realizova sot gjatë një rutine në kërkim të fotografive nga bota e egër sa ishim bashkë me shokun Besnik Jakupi në Komunën e Kamenicës (lokacionin e saktë e mbajmë të fshehtë shkaku i gjahtarëve) dhe momentin që e pamë ishim të mahnitur nga pamja shumë e bukur dhe shikimi kureshtar që bëri në drejtim tonin”, ka shkruar Mavriqi, ndërsa ka publikuar edhe fotot që ka shkrepur.

/abcnews.al