Sot për moderatoren e shumëkomentuar Luana Vjollcën është një ditë e veçantë. Ajo feston 29-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte se si të mungonin surprizat.
Ato kanë nisur që nga mesnata dhe Luana i ka ndarë me të gjithë në Instagram. E veshur me pizhama, bukuroshja shihet sipër një tavolinë të vendosur në tarracën e një pallati. Vihen re tullumbace me ngjyrat rozë dhe të bardha, lulet dhe qirinjtë që krijojnë një atmosferë tepër romantike.
“29 vjetori festohet me pizhama e pa grim. JU DU”, shkruan Vjollca.
Ndërkohë nuk dihet se kush ia ka bërë këtë surprizë, por një mundësi mund të jetë edhe partneri i saj, biznesmeni Krenar Cocaj. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim, nëse moderatorja do të zbulojë më shumë detaje apo jo./abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CEnZFLFnY0Q/