Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhensila Myrtezaj përkujton 3 vjetorin e martesës me këto imazhe të veçanta

schedule19:06 - 1 Shtator, 2020

schedule 19:06 - 1 Shtator, 2020

Sot tre vite më parë, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre disa vjeçare. Çifti shumë i dashur për publikun është bekuar edhe me ardhjen në jetë të vajzës, të cilën e kanë pagëzuar me emrin e veçantë, Ajka.

Në këtë ditë të veçantë, Besi nuk ka nguruar të bëjë pak humor, teksa uroi publikisht me anë të një postimi në Instagram bashkëshorten. Ai publikoi një foto të pazakontë, në të cilën “ngatërron” nusen, dhe në vend të saj shfaqet duke u puthur me një statujë.

Urime 3-vjetorin e martesës o jetë…”, ka shkruar Besi krahas fotos, ndërkohë që nuk ka munguar as komenti i Xhensilës teksa ia kthen: “Paske pi i çikë o jetë…

Ndërkohë, Xhensila ka vendosur ta kujtojë këtë ditë të veçantë me disa nga momentet më të bukura të ceremonisë përrallore. “01.09.2017. Tre vitet e gëzimit dhe dashurisë”, ka shkruar Xhensila krahas fotove.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!