Mbrojtës brazilian për Artetën, Arsenali fiton rivalitetin me United dhe e prezanton

schedule18:14 - 1 Shtator, 2020

schedule 18:14 - 1 Shtator, 2020

Më në fund zyrtarizohet transferimi i Gabriel Magalhaes tek Arsenali. “Topçinjtë” e ndiqnin prej kohësh qendërmbrojtësin e Lille dhe ia kanë dalë të fitojnë konkurrencën me klube si Manchester United, Napoli dhe Everton.

22-vjeçari brazilian ka dhuruar paraqitje pozitive me skuadrën franceze dhe tani do të provojë të masë forcat në Premier League. Magalhaes do të mbajë mbi supe fanellën me numër 6, teksa firmosi një kontratë 5-vjeçare me klubin londinez.

33 milion euro i kushtoi Arsenalit, që siguron një përforcim të rëndësishëm në prapavijë. Lojtari kreu gjatë ditës së djeshme kontrollet mjekësore dhe sot Gunners e prezantuan si lojtarin më të ri të ekipit të Mikel Artetas. /abcnews.al