AstraZeneca ka zgjeruar një marrëveshje të bërë me “Oxford Biomedica” më mënyrë që të rrisë prodhimin e vaksinës kandidate për Covid-19.
Lajmi vjen në një kohë kur “gara” për të gjetur një metodë efektive për të luftuar virusin vdekjeprurës vijon me ritme të shpejta, shkruan The New York Times, përcjell abcnews.al
Sipas marrëveshjes së furnizimit, firma për terapitë qelizore dhe gjenetike njoftoi se do të prodhonte dhjetëra miliona doza të vaksinës së kandidate të AstraZeneca, AZD1222, për 18 muaj, periudhë e cila mund të zgjatet për 18 muaj të tjerë deri në 2023.
Kjo do të bëhet në tre sektoret prodhuese të firmës në qendrën e saj të re, Oxbox, në Oksford.
Dy nga ambientet prodhuese do të jenë gati për t’u përdorur në dy muajt e ardhshëm, më herët sesa pritej. AstraZeneca do t’i paguajë Oxford Biomedica-s 50 milion paund, sipas marrëveshjes. /abcnews.al/

