Izraeli rihap shkollat pavarësisht rritjes së rasteve me Covid-19

schedule12:00 - 1 Shtator, 2020

schedule 12:00 - 1 Shtator, 2020

Izraeli ka rihapur shkollat të martën, pavarësisht rritjes së rasteve të reja. I ulur, me nxënësit e klasave të para, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, shihet i buzëqeshur pavarësisht fillimit të trazuar të vitit shkollor.

 

Vetëm disa orë më parë, qeveria njoftoi se shkollat ​​dhe çerdhet në 23 qytete nuk do të hapeshin për shkak të numrit të lartë të rasteve ditore. Sipas të dhënave të fundit janë regjistruar më shumë se 2,100 raste pozitive gjatë 24 orëve dhe 9 viktima.

Mësuesit nga ana tjetër kanë kërcënuar se do të zhvillojnë grevë brenda disa ditësh. Ata po bëjnë presion që kolegët e tyre  të qëndrojnë në shtëpi dhe të marrin pagë të plotë nëse përfshihen në kategorinë e rrezikuar nga koronavirusi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!