Humb jetën nga koronavirusi kardiologia e parë femër në Indi

schedule08:27 - 1 Shtator, 2020

schedule 08:27 - 1 Shtator, 2020

Një nga kardiologet më të njohura të Indisë, Padvamati, ka humbur jetën në moshën 103-vjeçare, pas infektimit me koronavirus. Ajo u shtrua në spital 11 ditë më parë.

Padvamati  ishte kardiologia e parë femër e vendit dhe themeloi Institutin Kombëtar të Zemrës (NHI) në 1981. Ajo ishte e njohur si ‘Kumbara e Kardiologjisë’, sipas kreut të NHI.

Padvamati punoi deri në fund të viteve ’90, dhe doli në pension në vitin 2015./abcnews.al