Pak ditë më parë, Elvana Gjata publikoi disa foto në rrjete sociale, ku shfaqej e veshur me të bardha teksa pozonte pranë një shkëmbi. Megjithëse, këngëtarja nuk ka konfirmuar asnjë projekt të ri muzikor, fotot që ka publikuar i kanë zbuluar “sekretin”, dhe mesa duket po vjen me një super hit.
Fansat kanë aluduar se këngëtarja e hitit “A m’don” po vjen me një bashkëpunim me Deejay-n me famë botërore, Mahmut Orhan. Dyshimet lindën pasi ky i fundit publikoi pak javë më parë disa foto, që janë shkrepur në po të njëjtin vend ku ka pozuar dhe Elvana.
View this post on Instagram
Një tjetër detaj që përforcon dyshimet, është postimi që Dj i njohur bëri pak muaj më parë, ku dëgjohej një vijë melodike dhe ku i bënte tag Elvanës. Megjithëse, këngëtarja ende nuk ka konfirmuar asnjë detaj mbi këtë projekt. Kujtojmë që projekti më i fundit i saj është “Me Tana”, kënga pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës. /abcnews.al/