Breshëri shkatërron vreshtat në Fier/ Në Selenicë uji vërshon në banesa

schedule14:12 - 9 Maj, 2018

schedule 14:12 - 9 Maj, 2018

Moti me reshje shiu dhe breshëri ka shkaktuar dëme në jug të vendit. Në Fier ka patur dëme për shkak të breshërit, kurse në Vlorë disa banesa u përmbytën.

Stuhia e breshërit, dëme të pallogaritshme në Fier. Me dhjetë minuta breshër dhe parcela të tëra me pemëtari dhe vresht u dëmtuan në fshatrat e Fierit. Në disa vende shkoi deri në 20 cm. Banorët në Cakran thonë se një fatkeqësi të tillë e përjetuan vetëm në vitin 1969.

“Breshëri qe shumë i fortë, i paparë ndonjëherë”.

“Mua më ka bërë dëm rreth 200 fije hardhi, kanë mbaruar fare”.

“Prodhimi iku, s’ka më prodhim”.

“Vajti 40 pont breshër”.

Kurse në Selenicë tetë shtëpi u përmbytën nga reshjet e 24 orëve të fundit. Dalja e përroit nga shtrati bëri që uji të vërshojë brenda tyre. Për disa orë banorët dolën jashtë banesave.

“Jemi mbytur, kemi 5 vjet që po mbytemi vit për vit. Nga bashkia nuk kemi asnjë ndihmë, është një përrua që vjen gjithë kohës dhe mbytemi”.

Ky është viti i pestë që në këtë zonë ndodh e njëjta gjë. Por pavarësisht kësaj, fshatarët nuk kanë gjetur zgjidhje. Për të monitoruar situatën shkoi aty Prefekti i Vlorës, i cili u premtoi një zgjidhje të shpejtë. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!