Equos Resort “oazi” i fundjavës, kompleksi gjigant në periferi të Tiranës, hapur edhe në shtator

schedule17:25 - 31 Gusht, 2020

schedule 17:25 - 31 Gusht, 2020

“Equos Resort”, qendra më e madhe rekreative në vend ja ka dalë që brenda muajt gusht kur edhe hapi dyert të jetë destinacioni kryesor dhe më i pëlqyer për shqiptarët nga i gjithë rajoni.

Kjo është atmosfera që ofrojnë 7 pishinat e kompleksit gjigant që ndodhet vetëm 10 minuta larg kryeqytetit dhe që shumë shpejt u kthye në ambientin më të dashur për fëmijët dhe familjet e tyre.

Lojëra, aventura, kërcimi, argëtimi dhe atmosfera janë të garantuara për këdo që ka provuar të jetë pjesë e “Equos Resort”.

Me një staf të trajnuar dhe të përbërë nga profesionistët më të mirë të fushës së hotelerisë dhe sigurisë, fëmijët kanë të gjithë garancinë për të qenë të sigurt, duke qenë të fokusuar vetëm te argëtimi brenda një territori prej 100 mijë metrash katrorë.

Për të gjithë ata që duan më shumë adrenalinë për të shijuar lartësinë dhe kënaqësinë e hedhjes ka rreth 17 rrëshkitëse, nga më ekstremet tek ato më të lehtat.

Sipas Arbër Teqja, administratorit të “Equos Resort”, fluksi i njerëzve për të qenë pjesë e kompleksit ka qenë i pritshëm.

“Këtu ka një staf të trajnuar dhe është i dedikuar plotësisht kundrejt familjarëve, klientëve tanë. Ka një cilësi shërbimi shumë të lartë, kemi një zbatim të rreptë të rregullave të COVID-19. Siguria në “Equos” është shumë e lartë”, shprehet ai.

Por çfarë e ka bërë “Equos” të jetë destinacioni më i frekuentuar përgjatë kësaj vere?

“Këtu e gjejnë veten të gjithë, e gjen veten kushdo, si nga familjarët, të rinjtë apo edhe të vegjlit” thotë më tej ai.

Për aq kohë sa kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, dyert e “Equos Resort” do të jenë të hapura për të mirëpritur dhe dhuruar orë të gjata argëtimi përgjatë gjithë muajit shtator.  /abcnews.al/