Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Amrabat te Fiorentina, Hellas Verona piketon një shqiptar

schedule15:03 - 31 Gusht, 2020

schedule 15:03 - 31 Gusht, 2020

Enriko Papa, verën e vitit 2018 vendosi të largohej nga Shqipëria dhe nënshkroi në Rumani me skuadrën e Botosani. Mesfushori bëri një sezon të mirë dhe rinovoi, ndërkohë që tani emri i tij lidhet me klubet të ndryshme. Madje edhe deri në Serie A, sikurse shkruan “Tuttomercatoweb”.

Hellas Verona e ka nën vëzhgim shkruan portali italian, që ndër të tjera e përmend mesfushorin si një zëvendësues për Amrabat. Momentalisht gjithçka është në kuadrin e fjalëve dhe nuk raportohet për ndonjë bisedim mes klubeve për transferimin e Papës.

Sigurisht mesfushori do e ëndërronte një eksperiencë në Serie A, pas aventurës së tij të parë jashtë vendit në Rumani. Futbollisti 27-vjeçar në Shqipëri është aktivizuar me Apoloninë, Tomorin, Butrintin, Bylisin, Tiranën, Teutën dhe Lushnjën. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!