Humbën mësimet online/ Në vështirësi ekonomike, fëmijët në Vlorë nuk u ulën sot në banka

schedule15:48 - 31 Gusht, 2020

schedule 15:48 - 31 Gusht, 2020

Tre fëmijët e kësaj gruaje, banore e lagjes Partizani në Vlorë për shkak se nuk kanë mundësi ekonomike nuk kanë ndjekur mësimin online nga marsi në maj.

Por as këtë të hënë që shkolla nisi për fëmijët që nuk kanë marrë dije për shkak se nuk kanë pasur internet në telefona apo kompjutera ajo nuk i çoi në shkollë.

“Fëmijët i kam në klasë të dytë, në klasë të dytë dhe në klasë të parë”, tregon ajo.

Edhe nxënës të tjerë të kësaj lagjeje me banorë të varfër nuk kanë shkuar në shkollë. Madje një prej tyre nuk e di me saktësi se cilën klasë do të ndjekë.

“Mësimin online nuk e kam ndjekur, sot nuk shkova në shkollë. Nuk kam pasur mundësi të ndjek mësimin online sepse nuk kam pasur telefon. Tani nuk e di  cilën klasë do të ndjek”, tregon një prej fëmijëve.

Në të gjithë vendin shumë fëmijë gjatë mbylljes së shkollave prej pandemisë nuk mundën dot të merrnin mësime online për shkak të gjendjes të rëndë ekonomike familjet e tyre nuk kishin telefona inteligjentë./abcnews.al/