Një vajzë tre vjeçe në Taiwan është ngatërruar në fijet e një balone të madhe, i cila e ngriti menjëherë lartë në qiell.
Mirëpo fatmirësisht vogëlushja u shpëtua pa lëndime.
Vajza po merrte pjesë në një festival të balonave të dielën, në qytetin bregdetar Nanliao kur u ngatërrua në fijet e balonës gjigante, e pastaj u ngrit në ajër për disa metra.
Sipas mediave vendase, balona e rrotulloi disa herë në ajër para se një grup i të rriturve e tërhoqën sërish ballonën në tokë.
Ndërkohë, është raportuar nga shtypi se 3-vjeçarja nuk ka pasur lëndime, por vetëm është frikësuar shumë dhe ka nisur të qajë./abcnews.al