Thiago Alcantara e ka ndarë mendjen të largohet nga Bayern Munich dhe me triumfin në Champions League ai ikën si triumfues. Liverpool është klubi që po e kërkon me ngulm mesfushorin spanjoll.
Bayern Munich ka qenë i qartë dhe kërkon 30 milion euro për kartonin e mesfushorit. Ai ka edhe një vit kontratë me bavarezët, që duan të përfitojnë në aspektin financiar nga kjo lëvizje.
Vetë Alcantara e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Liverpool dhe e pret një kontratë 4-vjeçare. Gjithsesi “The Reds” momentalisht janë ndalur në një ofertë që kap shifrën e 20 milion eurove.
Bayern nga ana tjetër do t’i investojë paratë e përfituara për të marrë një tjetër mesfushor dhe në skenë ka dalë prej ditësh Marcelo Brozovic, i cili thuhet se është vënë në shitje nga Interi. /abcnews.al