Të paktën tre emigrantë humbën jetën, pasi anija me të cilën ata udhëtonin shpërtheu në flakë, në brigjet jugore të Italisë
Nga flakët mbetën të plagosur edhe pesë emigrantë të tjerë, thanë zyrtarët e policisë dhe shëndetësisë.
Mediat italiane raportojnë se viktimat janë dy burra dhe një grua.
Ngjarja ndodhi në zonën e detit Crotone, ndërsa refugjatët po transportoheshin me një anije me shpejtësi nga Garda Bregdetare Italiane.
Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ndodhi si pasojë e një rrjedhje karburanti.
Emigrantë që u plagosën u dërguan në spital, sipas autoriteteve shëndetësore në qytetin italian të Crotone. Policia e të njëjtit qytet njoftoi se dy oficerë policie u plagosën ndërsa përpiqeshin të ndihmonin emigrantët, pa dhënë detaje të tjera. /abcnews.al