Vajza e zëdhënësit të qeverisë ruse ka postuar disa fotografi të mbetjeve të Hitlerit, pjesë nga arkiva e FSB-së ruse në Moskë.
Elizabeta Peskova ka publikuar në profilin e saj në Instagram mbetjet e dhëmbëve nga trupi i Adolf Hitlerit dhe gruas së tij Eva Braun.
Peskova, babai i së cilës, Dimitri Peskov ka qenë zëdhënës i presidentit Vladimir Putin që nga viti 2012 ka shkruar se shoku i saj dhe studiuesi i historisë, Pierre Malinovsky ka kërkuar të shohë artefaktet, pasi që nuk e besojnë të gjithë se Hitleri ka vdekur në vitin 1945./abcnews.al