Plazhi i Vlorës ishte zgjedhje për shumë të huaj.
Temperaturat e larta të regjistruara në këto ditë fundit të muajit Gusht Vijojnë të kenë fluks e të sjellin në plazhin e Vlorës. Janë kryesisht pushues ditorë të ardhur nga rajoni, edhe pak të huaj. Nuk mungojnë shqiptarët nga Kosova dhe serbë.
Të kënaqur me detin dhe mikpritjen, këta pushues thonë se do të rikthen sërish.
“Jam nga Polonia. Më pëlqen këtu. Do të rikthehem sërish,” thotë një prej tyre.
Një tjetër shprehet:
“Jemi nga Serbia. Është hera e pare, e na pëlqen. Njerëzit janë shumë miqësor dhe deti është shumë i pastër. Erdhëm këtu sepse nuk na kërkon tampon.”
“Është hera e parë edhe për mua. Gjithaçka është shumë mirë.”
Operatoret turistikë, tregojnë se krahasuar me muajin gusht të një viti më parë ka një ulje me rreth 30% të pushuesve.
“Java e parë e gushtit filloi më lehtë, java tjetër dhe tani ka pasur fluks.. duke parë shtetet e tjerë janë kanceluar nga Italia. Mbetet vetëm ky treg. Duke pare gushtin e kaluar jemi 30 % më pak. Për shtatorin nuk ka asnjë përmirësim.”
Ndërkohë ata janë të paqartë se si do të jetë muaji shtator, i ndikuar edhe situata nga Covid-19. /abcnews.al/