Weston McKennie është lojtari më i ri i Juventusit. Mesfushori u ble nga bardhezinjtë nga klubi i Schalkes me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje. Fillimisht “Zonja e Vjetër” do t’i paguajë klubi gjerman 4.5 milionë euro dhe më pas 18.5 milionë euro nëse kërkon ta blejë mesfushorin.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kjo është një ëndërr e kthyer në realitet për mua, pasi unë jam rritur me këto lojtarë. I kam patur idhuj që fëmijë dhe kam luajtur me to në Play Station,” deklaron amerikani në një intervistë për “Juventus TV”.
“Kur ti mendon për fjalën Juventus, ajo çka të vjen në mendje është historia që ky klub ka si dhe që janë gjithmonë kampionë të Italisë. Amerikani parë? Është një nder për mua dhe kam dëgjuar nga Michael Bradley se është një kampiona i vështirë. Ajo që do prisni nga unë është se do të luaj në çdo ndeshje me 100% tim,” mbyll McKennie, i cili ky transferim tek Juvja i përkoi me 22-vjetorin. /abcnews.al