Koronavirusi mund të qëndrojë në hundët e fëmijëve për 3 javë, sipas një studimi nga Koreja e Jugut. Studimet e mëparshme kanë treguar se një pjesë e madhe e fëmijëve të infektuar me koronavirus zhvillojnë simptoma të buta, ose nuk kanë asnjë simptomë, shkruan BBC.
Por të dhënat e reja tregojnë informacione të detajuara se si fëmijët mund ta përhapin koronavirusin. Fakti që koronavirusi mund të qëndrojë në hundët e fëmijëve deri në 3 javë është një provë se ata e transmetojnë virusin.
Studimi sipas tyre nuk tregon se fëmijët mund ta transmetojnë virusin në të njëjtën shpejtësi si të rriturit. Roberta DeBiasi, shefe në Spitalin Pediatrik të Fëmijëve në Uashington tha se do të ishte “e palogjikshme nëse do të mendonim se fëmijët nuk transmetojnë virusin”.
Por profesori i shëndetit të fëmijëve në Universitetin e Liverpool, Calum Semple tha: “Prania e materialit gjenetik të virusit në traktin respirator nuk ka pse të lidhet me transmetimin, veçanërisht tek njerëzit që nuk kanë simptoma të rëndësishme të tilla si kollitja dhe teshtitja. “/abcnews.al