Lewandowski me shpatë në dorë: “Topin e Artë” ia jap vetes, çdokush do e merrte

schedule08:57 - 29 Gusht, 2020

schedule 08:57 - 29 Gusht, 2020

“Topi i Artë” nuk do të jepet këtë sezon prej pandemisë dhe mënyrës se si ka shkuar sezoni futbollistik, me shumë anormalitete. Ky vendim i “France Football” nuk është pritur mirë nga tifozët e Bayern Munich dhe të Robert Lewandowski në veçanti.

Sulmuesi ka zhvilluar një sezon fantastik, duke qenë shënuesi më i mirë në Bundesliga dhe Champions League. Në lidhje me “Topin e Artë” madje edhe ka folur së fundmi në  “Kanal Sportowy” në Youtube dhe tregohet i drejtpërdrejtë, duke theksuar se e meriton trofeun më të rëndësishëm individual në botën e futbollit.

“Do ia jepja Topin e Artë vetes. Ne kemi fituar gjithçka që ishte për t’u fituar dhe isha golashënuesi më i mirë në çdo kompeticion. Çdo lojtar që do të kishte qenë në vendin tim do e kishte marrë atë”, është shprehur sulmuesi polak i Bayern Munich. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!