Miss Universe Albania & Kosovo do të zgjedh përfaqësueset e bukurisë në eventin më prestigjioz të bukurisë në botë në “Miss Universe” me datë 18 shtator.
Drejtimi i mbrëmjes gala i është besuar dy modeleve të njohura shqiptare, Adrola Dushit dhe Xhesika Berberit, bashkë me moderatorin Alaudin Hamitit.
Përpos zgjedhjes së Missit i gjithë eventi do të ketë edhe performanca speciale me emra të njohur si Ledina Çelo, Flori Mumajesi, Bruno, Anxhela Peristeri, Xheni Hasanaj, Mateus Frroku dhe Klajdi Haruni.
Kujtojmë se Adrola e ka fituar këtë kompeticion në vitin 2012, duke u zgjedhur si vajza më e bukur shqiptare, ndërsa Xhesika Berberi ka përfaqësuar Shqipërinë pas kurorëzimit nga ky kompeticion në vitin 2011, në një spektakël i cili ka marrë vëmendjen maksimale nga teleshikuesit./abcnews.al