“Do më mungosh vëlla”, Neymar me postim prekës pas largimit të Thiago Silvës

schedule18:21 - 28 Gusht, 2020

schedule 18:21 - 28 Gusht, 2020

Sulmuesi i PSG-së, Neymar Junior, ka një raport të shkëlqyer me Thiago Silvan, shok ekipi prej shumë vitesh në Paris dhe me kombëtaren e Brazilit. Thiago Silva zgjodhi të mos rinovojë kontratën me kampionët e Francës dhe firmosi për Chelsea.

Ky largim i Thiago Silvës nga kryeqyteti francez, ka mërzitur shumë Neymar, i cili në faqet e tij zyrtare ka bërë një postim prekës për shokun e tij më të mirë.

Ylli brazilian i PSG-së shkroi: “Do më mungojë çdo ditë bërja e çantës tënde gati… Paç fat vëlla. Të dua shumë”, shkroi Neymar në faqet e tij zyrtare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!