Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i është përgjigjur kreut të PS-së Taulant Balla i cili theksonte se në 2009 Meta mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese të Lulezim Bashës për detin dhe akuzonte per ekstremizem kundershtarët e marrëveshjes.
Blushi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në lidhje me deklaratën e presidentit se do të respektojë kushtetutën në lidhje me çështjen e kufirit detar me Greqinë, duhej të mërzitej PD-ja jo të revoltohej Tao Tao.
LEXO EDHE: Balla publikon videon: Kur Meta mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese të Bashës për detin
Sipas tij Meta ka theksuar se do të respektojë deri në fund kushtetutën e miratuar, nga PS me referendum në 22 nëntor 1998.
Postimi i plotë:
Mos u tallni me Tao Taon!
Ju lutem pse talleni me Tao Taon? Presidenti Meta është shprehur se ai do të respektojë vetëm Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.
Kushtetutën e ka miratuar PS me referendum në 22 nëntor 1998, ndërsa dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 është marrë në bazë të kërkesës dhe ankesës së PS.
Pra Presidenti ka konfirmuar besnikërinë ndaj këtyre akteve madhore që mbajnë vulën e PS.
Në vend të mërzitet PD, revoltohet Tao Tao!
Kush na e dizinformon Tao Taon turp të ketë!
Një ftesë miqësore edhe për Tao Taon: Lere kalemin, shtrëngo kallamin!/abcnews.al