Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratave të presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili ka thënë se do të mbrojë Kushtetutën për çështjen e kufirit detar.
Balla përmes një video të vitit 2009 të postuar në Facebook, ku në atë kohë Ilir Meta, kreu i LSI ishte në kolaicion me PD, thuhej se Meta mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese për detin dhe akuzonte për ekstremizëm socialistët.
Reagimi i plotë:
Kujtesë: kur Ilir Meta mbronte marrëveshjen anti-kushtetuese të Lulezim Bashës për detin dhe akuzonte per ekstremizem kundershtarët e marrëveshjes
Në tetor të 2009, ishte Partia Socialiste??? e cila i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare. Berisha, Meta dhe Basha ishin avokatët e asaj Marrëveshje?
Ajo Marrëveshje u rrëzua! ?
Partia Socialiste mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë./abcnews.al