Akhmat Grozni siguroi qëndrimin në Premier Ligën Ruse, falë fitores 2 – 0 në fushën e Anzhit. Protagonist në këtë sfidë ishte Odise Roshi, me golin e realizuar në pjesën e dytë.
Roshi i cili hyri në fushë pas pushimit, si zëvendëues i Bernard Berishës, shënoi në minutat e fundit duke siguruar fitoren. Mesfushori i Kombëtares është edhe për një sezon nën kontratë me Akhmat Groznin, ku u transferua në vitin 2016. /abcnews.al