Tashmë është zyrtare. Ish-mbrojtësi i PSG-së, Thiago Silva, është transferua tek Chelsea. Është vetë klubi anglez që e ka bërë zyrtare afrimin e brazilianit përmes disa postimeve në “Instagram”. 35-vjeçari ka firmosur për një vit me blutë e Londrës, me opsionin për të rinovuar dhe për një sezon tjetër.
Përpara zyrtarizimit qëndërmbrojtësi iu nënshtrua vizitave mjekësore në Milano dhe tashmë ai mund të quhet një lojtar i Chelseas. Këtë të fundit po bëjnë një super merkato dhe në sezonin e ardhshëm priten që të jenë një nga ekipet pretendente për të fituar kampionatin.
Londinezët kanë afruar emra si Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Malang Sarr dhe i fundit është Thiago Silva. Në ditët në vijim pritet dhe zyrtarizimi i Kai Havertz nga Bayern Leverkusen, por gjithashtu ata janë në garë dhe për shërbimet e Lionel Messit. /abcnews.al
View this post on Instagram
Ohh Thiago Silva… ? Welcome to Chelsea, @ThiagoSilva! ? #OhhThiagoSilva #CFC #Chelsea