Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se kanë arrestuar një person (me probleme të shëndetit mendor) i cili ka goditur me sende të forta një 74 vjecar duke i shkaktuar dëmtime në trup.
Po ashtu policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim babë e bir pasi pas një sherri për pastrimin e urës në Lazarat, kanë dhunuar administratorin e njësisë administrative.
Njoftimi i policisë:
Tentoi të godas me thikë një shtetas, bie në pranga 55- vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Th., 55 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër(me probleme të shëndetit mendor).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e djeshme ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. H., 74 vjeç, banues në Picar, duke i shkaktuar dëmtime në trup, si dhe ka tentuar ta godasi me mjet mprehës (thikë) por fal ndërhyrjes së të birit autori është larguar.
Menjëherë pas njoftimit kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e 55 – vjeçarit F. Th.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti mprehës (thika).
Materialet në ngarkim të shtetasit F. Th. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjithashtu,
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë shpalljen në kërkim për shtetasit I. B. dhe R. B. (bab dhe bir), pasi këta shtetas goditur me grushta ne pjesë të ndryshme të trupit shtetasin M. B., administrator i Njësisë Administrative Lazarat, pas një debati për pastrimin e urës në Lazarat.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Pushtimi i tokës”./abcnews.al