EMRAT/ Vrasja e Florjan Lamçja-s në Elbasan, shkon në 4 numri i të arrestuarve, në pranga dy të tjerë

schedule08:31 - 28 Gusht, 2020

schedule 08:31 - 28 Gusht, 2020

Policia e Elbasanit ka njoftuar ditën e sotme se janë arrestuar edhe 2 persona të tjerë për vrasjen e Florjan Lamçja-s në Elbasan.

Ata akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Sakaq mësohet se janë arrestuar Mehmet Muça, 33 vjeç dhe Amadeus Lamçja, 40 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Më herët për këtë ngjarje janë arrestuar edhe Sokol Sanxhaktarin, 34 vjeç, dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, si dhe 42 vjeçari Adriano Hajdari, i njohur me pseudonimin “Luço”.

LEXO edhe: Vrasja e Florian Lamçja-s, dëshmojnë dy të arrestuarit: Nuk mbajmë mend asgjë!

Florian Lamçja, 40 -vjeç u qëllua me sende të forta e shishe në trup e në kokë, ndërsa ndërroi jetë disa orë më vonë në spital mëngjesin e 31 korrikut.

Sipas Policisë Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, kanë qenë në gjendje të dehur kur janë konfliktuar me viktimën me sende të forta.

I njohur me pseudonimin “Flor qorri”, Lamçja ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa dy të miqtë e tij u ndaluan nga policia.

Njoftimi i policisë:

“Vijon intensivisht puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve kriminale të nodhura më parë.

Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e shtetasit F.L.

Vihen në pranga dy shtetas për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Strukturat e DVP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vijuar intensivisht punën për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes kriminale të ndodhura më parë.

Në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të proçedimit penal në lidhje me ngjarjen e datës 30.07.2020, ku në ambientet e një bar kafeje të qytetit të Elbasanit mbeti i vrarë me sende të forta shtetasi F. L. ( Sh.) është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale kapja dhe ndalimi i shtetasve :

M.M., 33 vjeç dhe A.L., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngarkim të shtetasit M.M dhe “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngarkim të shtetasit A.L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”./abcnews.al