Kukësi ka marrë një fitore të madhe 2-1 kundër Slavia Sofia në “Air Albania”, duke kaluar në raundin e dytë të UEFA Europa League. Për verilindorët, shënues ishin dy sulmuesit Eze dhe Cooper.
Eze u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55-të, për të kaluar Kukësin në avantazh. Slavia arriti të barazojë shifrat në të 81-ën, me anë të Krastev.
Kur dukej se ndeshja do të shkonte drejt shtesave, i futuri në fushë nga Gega, Cooper, gjeti rrjetën në të 85-ën, duke i dhënë kualifikimin Kukësit.
Debutime fantastike për sulmuesin Eze dhe vetë trajnerin Gega, që e nisin mbarë aventurën e tyre në klubin verilindor. Pas Teutës dhe Laçit, edhe Kukësi në raundin e dytë të UEFA Europa League./abcnews.al