AKSHI tender me garë fiktive: Dy kompani për 100 milion lekë, vetëm njëra paraqiti ofertë

schedule19:49 - 27 Gusht, 2020

schedule 19:49 - 27 Gusht, 2020

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj ka hapur një tender të ri. Këtë herë tenderi është për blerje shërbimi automatizimi dhe monitorimi të aktivitetit për inspektorët tatimore.

Shërbimi në fjalë do të gjurmojë inspektorët e tatimeve me qëllim monitorimin e kontrolleve që ata kryejnë.

Fondi limit i vendosur në dispozicion nga AKSHI për këtë tender është 106 milion leke ose 810 mije euro.

Në dokumente tregohet se në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, por dyshimet janë se gara ka qenë fiktive. Kjo pasi Kompania e parë “Integrated Security Solution” nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë “Bashkimi i Operatorëve Ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën pranë fondit limit 810 mijë euro.

Nga pjesëmarrja në tenderin e hapur nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kuptohet se fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë.

Një e dhënë tjetër që të tregon se fituesi është paracaktuar nga kjo agjenci është edhe oferta e cila është sa 94% e fondit limit.

Prokurimet e vazhdueshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit vijnë në një kohë kur buxheti i qeverisë është në vështirësi për shkak të situatës së krijuar nga pandemia. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!