Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka uruar ekipin e Teutës për kualifikimin në raundin e dytë eliminator të UEFA Europa League. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, kreu i Federatës shkroi:
“Urime Teutës që na gëzoi pa masë sot, të gjitheve. Shumë i gëzuar për kualifikimin e Teutës në Europa League! Paraqitja e skuadrave shqiptare në Europë, nuk mund të quhet një surprizë, por një realitet i prekshëm që tregon qartazi rritjen cilësore të futbollit shqiptar dhe në mënyrë të veçantë të Kategorisë Superiore.
Sot ishte e vështirë me Beitar Jerusalem, por që u fitua me meritë nga skuadra durrsake. Një paraqitje dinjitoze që lartëson emrin e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Uroj që edhe skuadrat e tjera që na përfaqësojnë në Europa League të na sjellin të njëjtat emocione dhe krenari për të gjithë futbolldashësit shqiptarë.
Sërish futbolli dhuron emocione të forta dhe kënaqësi në këto ditë të vështira. Bravo Teuta!”, shkroi presidenti i FSHF-së./abcnews.al

