Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e djeshme për mungesën e pagave.
Fillimisht ata protestuan përpara uzinës në shenjë proteste për mungesën e pagave dhe rifillimin e punës.
Naftëtarët shprehen se kanë disa paga të prapambetura.
Situata është tensionuar dhe naftëtarët kanë hyrë me forcë në portën kryesore të uzinës.
Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi për ABC News, ditën e sotme naftëtarët kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e firmës të cilëve u është kërkuar nënshkrimi i kontratave dhe shlyerja e pagave të prapambetura.
Ndërkohë me sa duket mes tyre është arritur në një marrëveshje për rifillimin e punës por për pagat ende nuk është vendosur asgjë./abcnews.al

