Stuttgart dhe Hamburger SV u përballën një ditë më parë në një miqësore që u mbyll me rezultatin 3-2 dhe në fushë nga minuta e parë ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula.
Ai luajti për 75 minuta dhe ishte protagonist në një prej golave që skuadra e tij pësoi. Mesfushori kryeqytetas humbi një duel në mesfushë dhe skuadra e tij u ndëshkua në atë moment.
https://streamable.com/hbsr6t
Nicolas Gonzalez, edhe pse ishte në gjysmëfushën e skuadrës së tij, kur pa që portieri i Hamburger SV kishte dalë nga porta, vendosi të godiste e çoi topin drejt e në rrjetë. /abcnews.al