Kryetari i Bashkisë së Tiranës nderoi me “Çelësin e Qytetit” këngëtaren Nexhmije Pagarusha, e cila festoi edhe 85-vjetorin e lindjes. E njohur si bilbili i Kosovës dhe mbretëresha e këngës shqipe, Pagarusha u prit në Bashkinë e Tiranës në një ceremoni të veçantë.
Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi Pagarushën si simbol i pakontestueshëm te artit, kulturës edhe i asaj çka përfaqëson Shqipëria dhe shqiptarët. Këngët e saj, u shpreh kryetari i bashkisë, janë trashëgimia më e mirë që i lihet brezit të sotëm për të njohur të shkuarën e Kosovës dhe të gjithë kombit shqiptar./abcnews.al